Arbnor Muja, 83 minuta lojë kundër Barcelonës

Arbnor Muja, 83 minuta lojë kundër Barcelonës

Barcelona e nis me furi fushatën në Champions League, duke shkatërruar Antëerp, ku luan sulmuesi i kombëtares Arbnor Muja.

5-0 imponohen katalanasit në një ndeshje me sens unik. Ekipi ku aktivizohet futbollisti shqiptar u dorëzua pa kushte, nisur nga supermacia e katalanasve që dominuan në cdo cep të fushës.

24-vjeçari nga Mitrovica e nisi takimin nga minuta e parë, në disa momente, lojtari u mundua të bënte dicka, por hasi probleme në  mbrojtjen e ngjeshur të Barcelonës.

Arbnor Muja u zëvendësua në minutën e 83’, kur praktikisht cdo gjë kishte përfunduar.

Në përfundim të ndeshjes, futbollisti shqiptar u vlerësua me notën 5.5.

Share This