Shakhtar-Porto, Riznik në fushë pas vdekjes së vëllait
Tetë ditë më parë Serhi Riznik humbi jetën në front duke luftuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.
Po të mos ishte për ndeshjen mes Shakhtarit dhe Portos emri i 34-vjeçarit, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda të pësuara nga shpërthimi i një mine, nuk do të figuronte në kronikat sportive.
Fakti se Dmitro Riznik luajti një natë më parë ndeshjen e plotë në portën e ekipit nga Donjecku në duelin me Porton e bën edhe më dramatike luftën, e cila rrëfen ç’do ditë histori të trishta.
“Ne jemi këtu për t’i dhuruar emocione popullit ukrainas, por nuk është e lehtë që të luajmë këto ndeshje”, tha drejtori sportiv i Shakhtarit, Dario Srna.