Goli ndaj Antwerpit të Mujës, Lewandowski parakalon Piquen dhe bëhet lojtari më i…

Goli ndaj Antwerpit të Mujës, Lewandowski parakalon Piquen dhe bëhet lojtari më i…

Robert Lwvandowski gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 19-të në duelin ndaj Antwerpit të Arbnor Mujës, ku Barcelona triumfoi me rezultatin 5-0. Kjo ishte përballje e parë e grupeve të Champions-it për këtë sezon. 

Ndërkohë me këtë realizim, Lwvandowski është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar për Barcelonën në Ligën e Kampionëve (35 vjeç e 29 ditë), duke parakaluar kështu Gerard Piquen (34 vjeç e 260 ditë).

Asokohe Pique realizonte kundër Dinamos së Kievit. Gjasat janë të mëdha që ky rekord i Lewandowskit të thellohet për sa i përket vjetërsisë në ndeshjet në vijim që do të luajë me katalanasit në Champions.

Share This