Zidane i nxori të gjithë jashtë dhe filloi të bërtiste…
Borja Mayoral, ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit, foli në podkastin e Offsiders.
Spanjolli zbuloi një të pathënë më parë për Zinedine Zidane gjatë një gjysmëfinaleje të Champions League kundër Bayern.
Në prill 2018, Real Madrid luajti në gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern. Pas fitores 2-1 në Gjermani, Blancos ishin të zënë me rikthimin në Bernabeu. Pasi shkuan në pjesën e parë me rezultatin 1-1, Zidane bëri një fjalim shumë të ashpër ndaj skuadrës, sipas Borja Mayoral:
“Ne po luanim shumë keq. Zidane hyri në dhomën e zhveshjes dhe betohem se nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Të gjithë heshtën kur ai filloi të bërtiste: ‘Largohuni të gjithë nga këtu, përveç lojtarëve’.
Ai i dëboi të gjithë jashtë: fizioterapistët, stafin, të gjithë. Ai filloi të thoshte se ne ishim në Bernabeu, se po luanim në një finale të Champions për Real Madridin. Ai fjalim ishte brutal, brutal. Të gjithë lojtarët si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Varane dhe Benzema ishin të impresionuar. Ne kurrë nuk e kishim parë Zidane të tillë, ai rrallë zemërohej”.
Fjalë që ndoshta ishin të dobishme, duke qenë se klubi spanjoll arriti të arrinte në finalen e Champions League, pastaj fitoi kundër Liverpool-it.