Lajm i mirë për Sylvinhon, Asllani rikthehet në stërvitje
Kristjan Asllani ka kryer për herë të parë stërvitje të plotë së bashku me të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët nuk luajtën kundër Venezias.
Sipas medieve italiane mesfushori kuqezi ka rikuperuar plotësisht lëndimin në gju ndërsa pritet që të jetë mes të grumbulluarve për ndeshjen e radhës të Interit kundër Arsenal.
Ky është një lajm i mirë për Sylvinhon, i cili do ta ketë në dispozicion mesfushorin për ndeshjet e fundit të vlefshme në Ligën e Kombeve.