Trajneri i Sociedadit: Nëse mendojmë për forcën e Interit, më mirë të mos luajmë

Trajneri i Sociedadit: Nëse mendojmë për forcën e Interit, më mirë të mos luajmë

Interi i mbërritur në ndeshjen debutuese të grupit të Champions League është një ekip që ngjall respekt dhe frikë.

Trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil është i vetëdijshëm dhe i bindur për këtë: “Ne jemi gati. Por duhet të jemi gati në kohën e duhur dhe koha është nesër. Për mua nuk është rezultati, është mënyra se si luan, pavarësisht kundërshtarit. Nuk të ndihmon asgjë të bësh një ditë në faza apo momente: të duhet rregullsi dhe vazhdimësi për të qenë një ekip i besueshëm dhe i nivelit të lartë”.

E rëndësishme për Alguacil është që skuadra të mos deformohet, duke u fokusuar tek forcat e veta, duke e mbajtur identitetin të paprekur:

“Preferoj të mos flas për Interin – vazhdoi trajneri në konferencën për shtyp- sepse nëse flasim për forcën e Interi ose lojtarët e tij të mëdhenj, disa nga të mitë mund të mendojnë se është më mirë të mos shkojmë në fushë, por është pikërisht e kundërta, ne duhet të jemi vetvetja. Vitin e kaluar ata luajtën finalen dhe mund ta fitonin atë, ata po dominojnë  në Serie A, por ne duhet ta marrim fushën me shumë respekt, përulësi dhe vetëdije se është Champions League, diçka e veçantë dhe ndryshe. Duhet ta shijojmë, por dhe të konkurrojmë”.

Share This