DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se sikurse BE-ja, edhe ShBA-ja është e mendimit se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e Dialogut.
Në një postim në X, Miller tha se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, por për Kosovën pati një kërkesë specifike – themelimin e Asociacionit.
“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e Dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë AKS-në dhe zgjidhjet e Dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë për serbët në Kosovë”, u shpreh zëdhënësi i DASh.