Limaj mbledh kryesinë e partisë, diskutohet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mbledhur kryesinë e partisë, ku në theks të veçantë kishin angazhimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“U diskutua për intesifikimin e angazhimit të degëve dhe për të ardhmën e vendit. Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për t’i dhënë Kosovës të ardhmen që meriton!”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve.
“NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet”, ka shkruar Limaj.