Emocionet e ‘Championsit’ rikthehen me disa duele të zjarrta

Emocionet e ‘Championsit’ rikthehen me disa duele të zjarrta

Liga më e fortë në Evropë, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e para të fazës së grupeve.

AC Milan-Newcastle, sfidë kjo që luhet në ‘San Siro, në kuadër të Grupit F, ndeshje që fillon në orën 18:45, hap sfidat e dueleve të sontme. Kjo ndeshje pritet të sjellë një përballje interesante, pasi që të dy skuadrat synojnë të startojnë më fitore këtë sezon të garave në ‘Champions’.

Kryesfida e sontme luhet në Paris, ku PSG i bën ‘konak’ Borussia Dortmundit, në një ndeshje që pritet të jetë e ‘nxehtë’.

Kampioni në fuqi i Evropës, Man City nuk pritet të ketë punë të vështirë në aventurën e radhës në këtë ligë pasi që në ‘Etihad’ pret Cervena Zvezdën e Beogradit.

Lazio-Atletico Madrid, është një tjetër duel joshëse, derisa Barcelona në shtëpinë e tyre e pret Antwerp-in e sulmuesit kosovar Arbnor Mujës.

Share This