Nuk votohet rezoluta për audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e shumicës parlamentare kanë votuar kundër Projektrezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq.
Në seancën e sotme të Kuvendit, kryetari Glauk Konjufca ka pohuar se nga 61 deputetët sa ishin të pranishëm në sallë, 60 votuan kundër, dhe një për.