Ruben Amorim, trajner i Man Unitedit?
Trajneri i Sporting-ut, Ruben Amorim raportohet së do të merr drejtimin e Manchester Unitedit.
‘Djajtë e Kuq’ të hënën shkarkuan Erik ten Hag nga kreu i bankinës së skuadrës.
Xavi Hernandez, Terzic dhe Amorim, janë emrat që flitet për ‘timonier’ të ri të skuadrës nga ‘Old Traffordi’.
Por, sipas medieve britanike, strategu i Sporting-ut është më afër Man Unitedit.
Madje, thuhet se tashmë drejtuesit e klubit anglez kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë vendosur që stolin t’ia besojnë portugezit.
Tre emisarët e Man Unitedit siç raportohet, në mbrëmje do të jenë në Lisbonë për të mbyllur marrëveshjen me 39-vjeçarin.