‘Topi i Artë 2024’, Vinicius humbi 1 milionë euro
Sipas medieve braziliane Vinicius Junior ka humbur plot 1 milionë euro duke u mundur nga Rodrin për “Topin e Artë”.
Sipas ‘Globo’ klauzolën e ‘Topit të Artë’, Vinicius e kishte futur në kontratën e re të firmosur me Realin pak muaj më parë.
Në kontratë thuhej se nëse Vinicius do të fitonte çmimin, i cili për herë të fundit është tërhequr nga një brazilian në 2007 (Kaka), atëherë lojtarit do të përfitonte nga Reali 1 milionë euro.
E njëjta klauzolë është vendosur edhe nga Karim Benzema kur firmosi kontratën e fundit me klubin madrilen.