Murati: Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen

Murati: Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se dezinformatat nuk kalojnë.

Kjo pasi kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar. Madje ai ka shtuar se komuna nuk duhet ta mbajë barrën, për shkak të një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këtë, Murati ka deklaruar se “Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave”.

“Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i Muratit:

Dezinformatat nuk kalojnë!

Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave.

Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.

Share This