Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, protesta dhe bllokim rrugësh

Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, protesta dhe bllokim rrugësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se protesta e nesërme e opozitës është etapa tjetër drejt fitores.

Në fjalën në tubimin pranë banesës së tij, ku ndodhet në “Arrest shtëpie”, Berisha tha se “nuk ka forcë në botë që të në mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë”.

“Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron në ligj dhe kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, shpresës dhe rrugën e zhvillimit. Çdo demokrat duhet të bëjnë gjithçka për t’i nxjerrë jetën këtij regjimi të pashpirt, për t’i marrë frymën, për t’i shkurtuar ditët dhe për të ecur të sigurt drejt fitores”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi i çdo qytetari”. /K.S/

Share This