Lamine Yamal fiton çmimin e lojtarit më të mirë të ri
Talenti i Barcelonës Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri.
Spanjolli pas një viti të jashtëzakonshëm ku e fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën, e ka fituar edhe çmimin e parë individual.
Ai e fitoi çmimin “Kopa Trophy” pra për lojtarin më të mirë të ri nën moshën 21 vjeçare duke mposhtur në garë shumë talentë si Pau Cebarsi, Arda Guler e Savinho.
Ndër të tjera, Yamal u bë lojtari i parë që e fiton këtë çmim pa i mbushur ende 18 vjeç.
Yamal pasi mori çmimin tha se ia dedikon familjes dhe trajnerëve që e kanë mbështetur.
“Është krenari për ta marrë këtë trofe. E dedikoj këtë çmim për nënën time, gjyshen, skuadrën dhe trajnerët. Është për ata që më kanë mbështetur”.