Zyrtare: Shkarkohet Erik ten Hag
Erik ten Hag nuk është më trajner i Mancheser Unitedit.
‘Djajtë e Kuq’ e kanë shkarkuar teknikun holandez nga kreu i bankinës së skuadrës.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ përmes një njoftimi, ka njoftuar për shkarkimin e Ten Hag.
“Erik ten Hag është larguar nga pozita e tij si menaxher i skuadrës së parë të Manchester United. Ne jemi mirënjohës për Erik dhe atë çfarë ka bërë ai gjatë kësaj kohe me ne. I dëshirojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Man Unitedit.
Sipas këtij njoftimi, Ruud van Nistelrooy do ta drejtojë skuadrën si trajner i përkohshëm.