Guardiola po mendon që ndaj ‘Spurs’ të luajë më lojtarë të rinj
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e pranon se ka mundësi që ndaj Tottenhamit në kuadër të Carabao Cup të luajë më lojtarë të rinj.
Guardiola thotë se nuk do të rrezikojë lojtarët e tij të skuadrës së parë për duelin me ‘Spurs’.
“Ne jemi pak. Ndoshta kundër ‘Spurs’ do të marrë disa lojtarë akademia. Do të shohim”, ka thënë Guardiola.
“Nëse lojtarët janë mirë ata do të luajnë kundër ‘Spurs’, por nëse ata kanë dyshime nuk do të rrezikoj, kjo është e sigurt”, ka theksuar strategu spanjoll.