Bajqinovci thotë se mërgata i dha zotim: Mbështetje edhe më e fuqishme për kryeministrin Kurti
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, po qëndron në Suedi, ku ka takuar bashkatdhetarë nga Kosova.
Ai shkruan në Facebook se bisedat mes tyre qenë të mbushura me ide dhe shpresë, ndërsa edhe thotë se ka pranuar zotim nga mërgata se do i japë mbështetje edhe më të fuqishme kryeministrit Kurti.
“Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë. Së bashku, ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë! Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti. E falënderoj për organizimin e këtij tubimi, Lëvizjen Vetëvendosje Qendra në Suedi”.