Osmani kujton Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kujton Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes.
“22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi. Guximi, urtësia dhe vendosmëria e bënë Ukë Bytyçin një lider të besueshëm e vizionar, hovi i të cilit u ndal mizorisht, duke e lënë në gjysmë angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”, shkruan Osmani.