Ministri Murati: Banka Zhvillimore po bëhet realitet!

Ministri Murati: Banka Zhvillimore po bëhet realitet!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një videoadresimi ka pretenduar se Banka Zhvillimore, që kishte qenë një nga kryezotimet e Vetëvendosjes për këtë mandat, “po bëhet realitet”.

Murati ka thënë se në Uashington ka biseduar me Bankën Botërore që Banka Zhvillimore të mund të themelohet në Kosovë.

“Banka Zhvillimore po bëhet realitet! Njëra nga temat e diskutuara me Bankën Botërore gjatë takimeve vjetore në Washington DC, ishte edhe mundësia e mbështetjes nga ana e tyre për themelimin e Bankës Zhvillimore të Kosovës. Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro. Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia, etj. Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm!”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Share This