Vazhdojnë takimet me mërgatën, Ragipi Xhaka: PDK-ja do të jetë forca që do ta udhëheqë Kosovën drejt përparimit
Kryetari i PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, po vazhdon takimet e rëndësishme për bashkëpunim mes degëve të PDK-së në mërgatë.
Ai ka zhvilluar një takim të frytshëm me Shahin Dervishajn, kryetarin e degës së PDK-së në Baden-Württemberg.
“Si dy degë që veprojmë pranë njëri-tjetrit, u pajtuam për rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve dhe bashkëveprimit për t’i shërbyer më mirë komunitetit tonë”, ka shkruar Xhaka në “Facebook”.
Ai ka thënë se me zgjedhjet e 9 shkurtit në horizont, janë të përkushtuar të mbështesin kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
“Është koha për një vizion të ri dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe jemi të bindur se PDK-ja do të jetë forca që do ta udhëheqë Kosovën drejt përparimit”, ka theksuar Ragipi Xhaka.