Sa milionë amerikanë kanë votuar deri tani në zgjedhjet presidenciale?

Sa milionë amerikanë kanë votuar deri tani në zgjedhjet presidenciale?

Kandidatja demokrate, Kamala Harris dhe ai republikan, Donald Trump po vazhdojnë me fushatat e tyre për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, më shumë se 32 milionë njerëz kanë votuar tashmë, në ato të cilat quhen edhe “votime të hershme”.

“Laboratori zgjedhor” i Universitetit të Floridës njoftoi se rreth 15 milionë qytetarë votuan personalisht, ndërsa më shumë se 17 milionë amerikanë votuan me postë.

Diku 155 milion njerëz votuan gjithsej në 2020 – rreth 66 për qind e grupit të përshtatshëm për votim, shkruan abcnews.

Statistikat tregojnë se shumica e votave i takojnë demokratëve, megjithëse republikanët tani po përpiqen të inkurajojnë më shumë votuesit e tyre të dalin të hedhin votën.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të zhvillohen më 5 nëntor (e martë).

Share This