Guardiola: Pa Silva-n dhe Walker do të ishte vështirë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mendon se dyshja Bernardo Silva dhe Kyle Walker ishin vendimtar në fitoren e skuadrës së tij ndaj West Hamit.
Kampionët në fuqi të Anglisë, mposhtën West Hamin (3-1), fundjavën që lamë prapa në kuadër të Premier League-s.
Bernardo Silva dhe Kyle Walker gjatë verës së kaluar ishin afër largimit nga ‘Etihad’. Por, me insistimin e trajnerit Pep Guardiola, kjo dyshe vazhdojë ‘martesën’ me Man City-n.
Bernardo ishte i jashtëzakonshëm në fitoren ndaj West Hamit, duke shënuar një gol vendimtar, derisa edhe Walker bëri paraqitje mjaft të mirë.
“Të kisha humbur Kyle-n dhe Bernardo-n do të ishte shumë e vështirë”, u tha Guardiola gazetarëve, raporton RTKLive.
“Ata janë figura dhe personalitete të rëndësishme dhe në shumë gjëra pothuajse janë të pazëvendësueshme”.
“Por, të jesh i qetë, të jesh si Bernardo dhe Walker është shumë vështirë”, ka theksuar strategu spanjoll.
Ai ka shtuar se është i lumtur me trepikëshin kundër West Hamit.
City kryeson tabelën në Premier League me 15 pikë të tubuara, dy më shumë së Tottenham, Liverpool dhe Arsenal.