Maqedonci: Turqia mbetet një nga adresat kryesore për blerjen e armatimit

Maqedonci: Turqia mbetet një nga adresat kryesore për blerjen e armatimit

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Në këto takime, njofton sot zyra për informim e kësaj ministrie, Maqedonci u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

“Me këtë rast, ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe”, njofton sot Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në Facebook.

Share This