‘Champions’, Tuchel nuk do të jetë në bankinë kundër Man Unitedit

‘Champions’, Tuchel nuk do të jetë në bankinë kundër Man Unitedit

Thomas Tuchel shlyen të mërkurën mbrëma dënimin që mori në takimin e fundit të sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve.

Siç dihet Tuchel u ndëshkua me karton të kuq vitin e kaluar në ndeshjen mes Bayernit dhe Cityt.

Të mërkurën vendi i tij do të jetë bosh në bankinën e ekipit bavarez. Skuadrën në fushë pritet që ta drejtojë Zsolt Lwv dhe Antoni Berri. Trajneri me shumë mundësi do të jetë i ulur në radhën e parë të “Alianz Arena”-s në shoqërinë e asistentit, Arno Mishels.

Kjo nuk është hera e parë që Bayneri luan një ndeshje pa trajner në stol bë vitet e fundit. Pak muaj më parë kur drejtimin e skuadrës e kishte Julian Nagelsman, Bayerni luajti duelet me Union Berlin dhe Gladbah pa trajnerin në fjalë pasi ky i fundit ishte infektuar me “COVID-19”.

Share This