Pedro do të preferonte përballjen me Barçën në ‘Champions’

Pedro do të preferonte përballjen me Barçën në ‘Champions’

Spanjolli i Lazios, Pedro duke folur për mediet italiane, ka thënë se është i kënaqur që do të ndeshet me Atletico Madridin.

‘Lacialët’ dhe madrilenët do të përballen të martën mbrëma në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pedro thotë se është i lumtur që do të ndeshet me Atleticon, por ai thotë se do të preferonte ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

“Jam i lumtur që do të sfidoj një skuadër spanjolle si Atletico, megjithatë do të kisha preferuar të përballesha me Barcelonën. Kam shumë miq atje dhe në përgjithësi në La Liga. Të martën do t’i takoj disa prej tyre”, ka thënë Pedro.

Ai i uron suksese Barcelonës dhe trajnerit Xavi Hernandez këtë sezon të garave. Pedro është i bindur se portugezi Joao Felix do të ketë suksese tek Barça.

“I uroj shumë fat Barçës dhe Xavit, i cili është miku im. Joao Felix? Ndonjëherë është e komplikuar të përshtatesh me një ide tjetër të futbollit, por ai do të ketë sukses te Barcelona”, ka theksuar Pedro.

Spanjolli ka folur edhe për ish-treshen e katalonasve që tashmë po luajnë në Inter Miami.

Busquets, Jordi Alba dhe Messi? Ata janë shumë të lumtur dhe po fitojnë pothuajse çdo ndeshje. Ata bënë zgjedhje shumë të mirë”, ka përfunduar Pedro.

Share This