Limaj “thumbon” Kurtin: Rreth vetës nuk ka ministra, ka shërbëtorë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës dhe punën e saj përgjatë këtij mandati.
Nga këndvështrimi i Limajt, kjo qeveri ka shpërfaqur një lloj arrogance në vazhdimësi.
Sipas tij, Kurti nuk ka ministra, e as nuk i ka llogaritur si të tillë, por që më shumë i ka parë si shërbëtorë.
“Kam parë që kryeministri Kurti nuk ka ministra, por një grup njerëzisht që më shumë i ka parë si shërbëtorë dhe jo si njerëz që kanë një backround profesional”, tha Limaj.