“Bild”: Zbulohet skenari i Bayernit, nëse dështon Tucheli, kampionët kanë gati Alonson

“Bild”: Zbulohet skenari i Bayernit, nëse dështon Tucheli, kampionët kanë gati Alonson

Thomas Tuchel, edhe pse erdhi me pritshmëri të mëdha te Bayerni, fitimi i titullit pa lavdi në sezonin e shkuar, plus kritikat e ditëve të fundit rreth merkatos, kanë nxitur jo pak se dështimi nuk pranohet nga bordi i kampionëve.

Sigurimi i Harry Kany i ka rritur pritshmëritë në Mynich, çka do të thotë se nëse bavarezët nuk bindin në urdhrat e Tuchelit, Xabi Alonso do të jetë tekniku i ri.

“Bild” pohon me bindje se drejtuesit në “Allianz Arena” e kanë vendosur emrin e Xabi Alonsos në krye të listës, gjithmonë nëse rezulton i saktë skenari “i vakët” në Champions dhe Kupat vendëse.

Spanjolli është në kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2026, por oferta e Bayernit vështirë se do të refuzohet nga ish-futbollisti bavarez. /PS/

Share This