Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë kufirin e Kosovës
KFOR-i ka njoftuar në lidhje me një patrullim të kufirit të Kosovës nga trupat kroate.
Operacioni ka zgjatur 24 orë.
Toga kroate ka kryer një seri aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi, ka njoftuar KFOR-i.
“Ka përfunduar operacioni 24 orësh i kryer nga Batalioni Kinetic i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Një togë kroate kreu një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë vijës kufitare administrative (ABL)”, ka njoftuar KFOR-i në “Facebook”.