Ancelotti para sfidës me Dortmundin: Ata janë ekip me potencial të madh

Ancelotti para sfidës me Dortmundin: Ata janë ekip me potencial të madh

Real Madrid-Borussia Dortmund, është sfida kryesore e natës së sotëm në Ligën e Kampionëve.

‘Los Blancos’ dhe ‘Milionerët’ e Gjermanisë do të përballen në Madrid, në kuadër të xhiros së tretë të elitës së futbollit evropian.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti e ka vlerësuar të vështirë duelin me Dortmundin, sepse sipas tij, skuadra gjermane është ekip me potencial të madh.

“Ruajnë të njëjtën ide për futbollin, i cili funksionon mirë dhe ka potencial të madh. Ata janë një ekip intensiv, që luajnë mirë dhe me cilësi individuale dhe kolektive”, ka thënë Ancelotti.

“Është një kundërshtar sfidues, ka luajtur edhe në finale kundër nesh. Ne nuk jemi 100%, ne duhet të përmirësojmë lojën tonë. Pak nga pak do ta bëjmë”, ka theksuar tekniku italian.

Ndeshja Real Madrid-Borussia Dortmund fillon në orën 21:00.

Share This