Torres: Kosova, histori suksesi e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka deklaruar se ka pak vende në botë ku vlerësimi për SHBA-në është më i lartë sesa në Kosovë.
Në një postim në platformen “X”, Torres është shprehur i nderuar që ka pasur nderin të pres në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se Kosova shquhet si storie amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
“Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një vlerësim më të lartë të miratimit sesa në Kosovë, e cila shquhet si një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”, ka shkruar Torres.