Juventus sqaron situatën “e transferimit të Guler”

Juventus sqaron situatën “e transferimit të Guler”

Juventus ka njoftuar të hënën se një nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale ishte hakuar, duke shkaktuar konfuzion mes tifozëve pas një komunikate të rreme që pretendonte se talenti turk i Real Madrid, Arda Guler, kishte nënshkruar me klubin italian.

Megjithëse afati i transferimeve është e mbyllur, ndjekësit e llogarisë në gjuhën angleze në platformën sociale X të Juventusit kanë mbetur të habitur kur është postuar një foto e Guler në një aeroport, ku shkruante: “Mirë se erdhe në Juventus, Arda Guler. Ylli në ngritje i futbollit tani është pjesë e familjes së Juventusit.”

Klubi italian ka sqaruar situatën përmes llogarisë në gjuhën italiane. “Llogaria në gjuhën angleze e Juventusit është hakuar. Ju lutemi injoroni informacionet e rreme që po publikohen në këtë llogari”, ka apeluar klubi.

Share This