Arsenal po punon për rinovimin e Odegaard, mesfushorit i ofrohe 12 milionë euro në sezon

Arsenal po punon për rinovimin e Odegaard, mesfushorit i ofrohe 12 milionë euro në sezon

Martin Odegaard është kthyer në simbol të Arsenalit të Mikel Artetës.

Dy gola në katër ndeshje në Premier League, mesfushori norvegjez është gjithnjë e më shumë në qendër të projektit të “The Gunners”.

Sipas raportimeve të medieve britanike klubi po punon për rinovimin, ndërsa ka gati kontratën e re për katër vitet e ardhshme, nga e cila Odegaard do të marrë një pagë prej 12 milion euro në sezon.

Ndërkohë ditët e fundit edhe lojtari ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te Arsenale: “Nuk kam shumë për të thënë, përveç faktit që jam shumë i lumtur te Arsenali dhe shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë”.

Share This