O’Brien: Themelimi i Asociacionit, hap i rëndësishëm
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O`Brien, ka theksuar për transmetuesin publik serb se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen
O’Brien ka theksuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet.
Ai për RTS, ka deklaruar se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin.
Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se duhet të ketë një diskutim më të gjerë lidhur me integrimin e serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Asociacioni është një hap i rëndësishëm. Është e rëndësishme të shënohet përparim edhe para formimit të Asociacionit. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat, fëmijët që lindin dhe në të gjitha këto të punojmë njëkohësisht. Obligimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkrua [marrëveshja për Asociacionin]. Nuk mund t’iu ofroj një afat kohor, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë sikurse qytetarët evropianë”, ka eeklaruar O’Brien.
O’Brien dhe Eichhorst dje ishin në Serbi ku u takuan me presidentin serb Aleksandër Vuciq.
Presidenti serb, Vuçiq ka deklaruar se në takimin që pati u diskutua edhe për Kosovën dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, raporton rtk.