Gati tri super goditje
Roma nuk ndalet më dhe Thiago Pinto po kërkon të realizojë tre goditje të tjera të rëndësishme.
Klubi verdhekuq ka blinduar në këto orë sulmuesin e së ardhmes: Marcos Leonardo. Lojtari i Santos është gati të transferohet në Romë, por nuk do të jetë i vetmi. Bashkë me sulmuesin mund të vijë edhe portieri i ri.
Jose Mourinho e di se në fund të sezonit do të humbasë Rui Patricio-n dhe pikërisht për këtë arsye po kërkon të sigurojë një përforcim.
Profili i përzgjedhur është ai i Frederik Ronnoë, portier i Union Berlin-it.
Profili i fundit i gjetur është ai i Joao Mario-s, jo ish-lojtari i Inter-it, por mbrojtësi i krahut i Porto-s. Do të shohim nëse Pinto do t’ia dalë edhe në këtë rast të mbyllë operacionin.
Thiago Pinto kundër të gjithëve. Drejtuesi i Roma-s pavarësisht shtrëngimeve të Fair Play-t Financiar, po kërkon të përforcojë skuadrën.