‘Djajtë e Kuq’ me rikthim mposhtin Brentfordit

‘Djajtë e Kuq’ me rikthim mposhtin Brentfordit

Manchester United ka shënuar fitore me përmbysje në udhëtim te Brentfordi, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” ia dolën ta përmbysin rezultatin nga 0:1 në 2:1 për t’i arkëtuar pikët e plota midis “Old Trafford”.

Unitedi ishte shumë herë më e mirë në fillim, pasi kishte disa mundësi shënimi me Alejandro Garnachon e Eriksen por që nuk arritën t’i finalizonin.

Megjithatë, Brentfordi befasoi duke kaluar në epërsi përmes Ethan Pinnock që realizoi me kokë, për të mos i dhënë fare kohë Onanas të reagonte (45+5’).

Unitedi u këndell menjëherë në pjesën e dytë. Marcus Rashford e gjeti për mrekulli Garnachon, i cili me një finalizim të bukur e barazoi rezultatin (47’).

Heroin pastaj e bëri Rasmus Hojlund, që shënoi një parabolë të bukur pas asistimit të Bruno Fernandesit (62’).

Unitedi tani zë pozitën e 10-të në tabelë me 11 pikë ndërsa Brentford bie në vendin e 12-të me 10 sosh.

Share This