Vikendi në Kosovë me diell, temperaturat arrijnë mbi 18 gradë Celsius
Gjatë këtij vikendi, mbi Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 18 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s”.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë.