Zyrtare: Lecce dhe Medon Berisha rinovojnë kontratën

Zyrtare: Lecce dhe Medon Berisha rinovojnë kontratën

Mesfushori kombëtares shqiptare Medon Berisha, ka rinovuar kontratën me skuadrën italiane, Lecce.

Reprezentuesi i Shqipërisë do të jetë pjesë e skuadrës italiane deri në verën e vitit 2028.

Lecce përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e re me 20-vjeçarin.

“Lecce njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Berisha këtë sezon të garave në Serie A, ka zhvilluar tri ndeshje derisa ai është pjesë e Lecces që dy sezone.

Kujtojmë se pjesë e Lecces është edhe Ylber Ramadani, një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare.

Share This