Frattesi si Totti, gjesti për Krunic në derbi bëhet viral
Vazhdon momenti magjik për Davide Frattesin. Pas dopietës në kombëtare që mposhti Ukrainën, mesfushori i Interit ishte një nga protagonistët e derbit, të cilin zikaltërit e fituan me rezultatin 5-1.
Mesfushori, para se të shënonte golin e pestë të ndeshjes, ishte protagonist i një përleshjeje me Krunic.
Ish-mesfushori i Sassuolo-s, pas një ndërhyrjeje, i kujtoi kundërshtarit rezultatin (në atë moment ishte 4-1 për Interin), fillimisht duke vënë gishtin në gojë dhe më pas duke vënë në pah katër golat e shënuar.
Një gjest që ndezi rrjetet sociale: shumë u kthyen pas në kohë, kur Francesco Totti u bë protagonist i një episodi të ngjashëm gjatë ndeshjes Roma-Juventus.