Mesazhi i Vedat Muriqit: Një ditë do të vdesim të gjithë
Vedat Muriqi vendosi ndeshjen mes Celta dhe Mallorca të luajtur në Balaídos.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi një gol në minutat e fundit. Dhe gëzimi i tij në fushë ishte i menjëhershëm.
Megjithatë, sulmuesi dërgoi një mesazh bashkimi mes kombeve në fund të ndeshjes. Si gjithmonë, ‘Pirati’ u shpreh në një mënyrë shumë të veçantë.
Për golin e tij, Vedat Muriqi u shpreh shumë i kënaqur: “Jam shumë i lumtur, me të vërtetë. Sidomos sepse është fitorja e parë dhe goli im i parë pas dy penalltive të humbura. Këto janë gjëra që mund të ndodhin siç them gjithmonë, por është më keq kur kjo ndodh disa javë. Falë Zotit u ktheva me një gol dhe me tri pikë, gjë që është më e rëndësishmja. Shpresoj të vazhdojë kështu për golat e radhës dhe fitoret e radhës”.
Më pas, duke lënë mënjanë ndeshjen e kampionatit, sulmuesi foli për në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës: “Nuk dua të hyj në këtë temë por më duhet të them disa fjalë. Njerëzit po harrojnë që ne jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë në paqe të gjithë. Ka njerëz që i shtojnë politikën futbollit. Futbolli është diçka që na bashkon, na bën të kënaqemi. Këtu sot ka 20 mijë njerëz që duan të shijojnë një gol, një top. I vënë këto vlera dhe janë shumë të shëmtuara. Por hej, nuk mund t’i ndalosh njerëzit apo gojët e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan. Më vjen shumë keq, ne duam të luajmë futboll”.
Në fund, Vedat Muriqi ka shpjeguar qëndrimin e tij për golin e anuluar të Celtas.
“Kur pashë që ishte një gol mendova: ‘Dreq, prapë’. Ishim me fat që nuk ishte gol dhe pastaj shënuam shpejt. Në fund një gol dhe tri pikë. Një sulmues nuk mund të kërkojë më shumë”.