Mesazhi i dardanëve ndaj Qipros bën jehonë: “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”
Kosova mundi 3-0 Qipron në Nations League, në një sfidë e gjitha për t’u duartrokitur nga të besuarit e Fodas.
Përtej asaj që u pa në fushë, në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk mungoi spektakli.
Tifozët dardanë nuk qëndruan duarkryq pas atyre flamujve të kthyer mbrapsht dhe hartës së Kosovës brenda Serbisë, në Çeki, teksa u kundërpërgjigjën në mënyrën e tyre. “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë” – shkruhet në banderolë.
Nuk mund të lihet pa përmendur, në tribunën pas porte është shpalosur harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit kombëtar
Lojtari i 12-të e ka treguar gjithmonë mbështetjen për Shqipërinë dhe vazhdon të bëjë diçka të tillë.
Në anën tjetër mediat në Serbi, kanë shkruar se UEFA duhet të marrë masa ndaj Kosovës dhe ta dënojë për këtë banderolë, duke harruar veprimet e tyre, të vazhdimisht, skandaloze dhe provokuese ndaj shqiptarëve. /Ballkani.info