Dialogu Prishtinë-Beograd, Stano: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë

Dialogu Prishtinë-Beograd, Stano: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiç është mbajtur më 14 shtator 2023, dhe rezultoi pa ndonjë përparim. /KosovaPress/

Share This