Kurti uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE.
Në një postim në ‘X’, Kurti u shpreh se rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e prosperitetit dhe paqes, si për rajonin, ashtu edhe për Evropën në tërësi.
“Urime Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE. Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është çelësi për arritjen e prosperitetit dhe paqes si për rajonin ashtu edhe për Evropën në tërësi”, ka shkruar Kurti, raporton rtk.