Haaland, ëndrra e Laportës
Barcelona raportohet se synon të blejë një supersulmues verën që vjen.
Sipas medieve spanjolle, katalonasit synojnë të transferojnë yllin e Man Cityt, Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez, i cili po shkëlqen tek kamionët në fuqi të Anglisë, është ëndrra e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.
Barcelona thuhet se është e gatshme të bëjë gjithçka që të blejë njërin nga sulmuesit më të mirë në planet.
“Ëndrra e Laportës është Haaland. Synimi i Barcelonës është që atë ta sjellë në Spanjë në vitin 2025 ose 2026”, shkruajnë mediet iberike.