Rama: Ka punë për të mbaruar, më duhet edhe një mandat
Kryeministri shqiptar Edi Rama, thotë se e ka në plan të kandidojë për një mandat të katërt, pasi sipas tij ka ende punë për të bërë.
“Plani është që të kandidojë. Por ka ende kohë deri atëherë. Besoj se më duhet të kandidojë sepse ka punë për të mbaruar. Dhe në këto tre mandate kemi bërë gjëra të mrekullueshme”, tha ai në një intervistë për Reuters, shkruan A2 CNN.
Rama tha se Shqipëria dikur bëhej lajm vetëm për të këqija, ndërsa si progresive e sheh turizmin e madh që e ka vendi.