Rama ndan pamje nga liqeni artificial i Pukës
Liqeni artificial i Pukës së bashku me parkun e pishave është surpriza e radhës për vizitorët e huaj dhe vendas.
Liqeni tashmë është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.
Kryeministri Edi Rama përcolli pamje që tregojnë transformimin e liqenit të Pukës të kryer falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
Më herët pranë liqenit të Pukës kishte vetëm gropa e plehra e nuk shkelte askush.
Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.
Puka është një ofertë turistike mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive dhe për veprimtari të tjera çlodhëse e argëtuese. /atsh