Manchester United “fundoset” në shtëpi, Tottenham dhe City përmbysin gjithçka
Manchester United është mposhtur në shtëpi nga Brighton me rezultatin 1-3.
Danny Welbeck ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 20’ pas një asistimi nga Adingra. Në të 40’, Hojlund shënoi golin e tij në debutimin me United, por VAR e anuloi.
Pjesa e dytë filloi furishëm për Brighton, pasi në minutën e 53’ Gross dyfishoi shifrat. Në tentativa për të shënuar, United pëson edhe të tretin në mintën e 71’ me golin e Joao Pedro, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Mejbri në minutën e 73’.
Tottenham ka mundur të bëjë mrekullinë ndaj Sheffield në frymën e fundit të sfidës.
Pasi miqtë shënuan goli e avantazhit në minutën e 74’ me anë të Hamer, gjithçka u përmbys falë golave të Richarlison dhe Kulusevski, përkatësisht në minutat 98’ dhe 100’.
Nga ana tjetër, Manchester City ka arritur të fitojë me përmbysja ndaj West Ham. Vendasit në fakt kaluan të parët në avantazh në minutën e 36’ falë golit të Ward Promes.
Pjesa e dytë më pas ishte totalisht për qytetarët. Doku shënon golin e tij të parë me fanellën e City në këtë debutim në minutën e 46’. Bernardo Silva më pas shënon golin e përmbysjes dhe të avantazhit në minutën e 76’ të sfidës, ndërkohë gjithashtu edhe Haaland nuk mund të mungonte, me norvegjezin i cili shënoi golin e tretë në minutën e 86’. /abc/