Osmani kërkon takim me Jasharin dhe Maqedoncin për çështjen e shujtave të FSK-së

Osmani kërkon takim me Jasharin dhe Maqedoncin për çështjen e shujtave të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së”.

Në përgjigje të Kupinës, thuhet se e para e vendit ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Share This