Presidenti Ademi pas dy vendimeve të Qevërisë: Dy lajme të jashtezakomshme për futbollin kosovar

Presidenti Ademi pas dy vendimeve të Qevërisë: Dy lajme të jashtezakomshme për futbollin kosovar

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur i lumtur me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, rinovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’ dhe finializimin e stadiunit të Gjilanit.

I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se kjo fundjave startojë me lajme të mira për futbollin tonë.

Ky është postimi i Ademit:

Kjo fundjavë nisi me dy lajme të mrekullueshme për futbollin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka nxjerrë vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ky vendim tashmë i hap rrugën rifillimit të punimeve në stadiumin ku u zhvillua ndeshja e parë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-s, Kosova – Haiti, në mënyrë që ai të rikthehet në një impiant modern, ashtu edhe siç e meriton.

Ndërkaq, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar marrëveshjen për finalizimin e projektit të stadiumit të qytetit në Gjilan, me një fond prej 15 milionë euro.

Me këtë rast përgëzoj ministrin Çeku për fillimin e investimeve në futboll dhe rifillimin e punës në ndërtimin e stadiumit në Gjilan.

Besoj që ky projekt do të vazhdojë sipas planit dhe projektit për investime në futboll në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.

Njëherësh uroj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, futbollistët të cilët do ta kenë në shfrytëzim këtë stadium dhe publikun e gjerë gjilanas, të cilët në të ardhmen do të kenë një komoditet të lartë në stadium për ndjekjen e skuadrave të tyre të zemrës.

#BashkëPërFutbollin

Share This