Treshja e studiuesve të proteinave fitojnë çmimin Nobel në Kimi
Një treshe studiuesish të proteinave, duke përfshirë dy drejtues të degës së inteligjencës artificiale të “Google”, “DeepMind”, kanë fituar çmimin Nobel në Kimi, njoftoi sot Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, në Stokholm.
Themeluesi i “DeepMind” Demis Hassabis nga Britania e Madhe dhe shkencëtari amerikan John Jumper njihen për punën e tyre në strukturën e proteinave, së bashku me kimistin amerikan David Baker për kërkimin e tij për projektimin e proteinave kompjuterike.
Hassabis dhe Jumper krijuan së bashku “AlphaFold”, një program i IA-së që parashikonte strukturën – e pothuajse të gjitha proteinave të njohura.
“Për të kuptuar se si funksionon jeta, së pari duhet të kuptojmë formën e proteinave”, tha profesor Heiner Linke – anëtar i Komitetit Nobel për Kimi në Stokholm.
“Për disa dekada, kjo konsiderohej e pamundur, por puna e “DeepMind” bëri të mundur për të parashikuar strukturën komplekse – në thelb – të çdo proteine të njohur në natyrë”, tha Linke.
Vitin e kaluar, çmimi iu dha Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov për punën e tyre në grimcat gjysmëpërçuese me përmasa nanometër të njohura si pika kuantike. /ATSH/